Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” në përgjigje për TV21 thonë se janë në dijeni për dëmtimet në urat e magjistrales Kërçovë-Ohër, përcjell TV21. Thonë se në buxhetin vjetor ndahen mjete për mirëmbajtjen optimale të tyre.

Në lidhje me: Vrima në urë! Magjistralja Kërçovë-Ohër e dëmtuar

“Lidhur me pyetjen tuaj për urën, ju bëjmë me dije se për herë të parë, si pjesë përbërëse e sistemit të menaxhimit të rrugëve është futur i ashtuquajturi sistem BMS (Bridge Management System), me çka janë regjistruar dhe është kontrolluar gjendja e mbi 1300 urave në rrugët e shtetit, çka janë përgatitur raporte të detajuara dhe janë vendosur dhe gjeo-lokalizuar në bazën e të dhënave për rrugët, dhe janë vendosur në WEB-GIS aplikacionin. Në përputhje me situatën e konstatuar, janë përcaktuar pikat më kritike në ura, për të cilat është përgatitur plan për investim në ura, për të cilat për mirëmbajtje optimale, ndahen ,jete në planin vjetor të NPRRSH”, thonë nga NP Rrugët Shtetërore.