Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, është bërë baba për herë të parë.

Ai ka ndarë me ndjekësit lajmin përmes një postimi të shpërndarë në Instagram.

Ylli shqiptar ka publikuar një foto të të birit të sapolindur duke shprehur gëzimin për këtë.


“Mirë se erdhe Prince Uzuni”, shkruan lojtari.

Në të njëjtin postim, futbollisti ka shprehur dashurinë edhe për partneren e tij, Uarda, duke i dedikuar fjalët: “Të dua Uarda”.

Bukuroshja nga ana tjetër ka ndarë një moment të bukur me të birin menjëherë pas lindjes.

Uzuni kujtojmë që i ka propozuar partneres në mes të stadiumit në maj të vitit 2023.