Zbulohet skandali madh në Komunën e Tetovës/ Bilall Kasami harxhon 2 milionë euro për militantët e BESËS! (VIDEO)

Që nga ardhja e Bilall Kasamit në krye të komunës me premtimin e madh që do të shkurtojë numrin e të punësuarve dhe do ti ndalojë kontratat, ai as nuk i zvogëloi e as i ndaloi kontrat. Kasami për 4 vite ka harxhuar afër 2 milionë euro para të tetovarëve për rroga të militantëve të BESËS.
Për këtë ka reaguar edhe kryetari i degës së BDI-së, Tetovë, Faton Ahmeti i cili kërkon që komuna ti bëjë transparente pagesat.
“Transparenca nuk është privilegj – është detyrim! Kërkojmë nga Bilall Kasami dhe Komuna e Tetovës të bëjnë publike të gjitha detajet për këtë Marrëveshje të dyshimtë.
Qytetarët meritojnë përgjigje!” ka shkruar Faton Ahmeti.
@tetovasot_official Zbulohet Skandali i Madh për Bilall Kasamin #tetovasot #tetova #tetovasot #ts #vlen