Gjatë përkujtimit të ngjarjeve të 27 Prillit në Kuvend, Ziadin Sela deklaroi se nuk ka bashkëpunim me koalicionin VLEN dhe se nuk sheh arsye për të hyrë në një aventurë të tillë politike. Ai bëri thirrje për bashkimin e faktorit politik shqiptar dhe për arritjen e një marrëveshjeje të qartë me pesë pika konkrete, përcjell TS.
“Jo, bashkëpunim. Bashkëpunimi është konkret. Duhet të rezultojë me një marrëveshje nëse ka bashkëpunim. Nuk ka bashkëpunim me VLEN-in dhe nuk mendoj se duhet hyrë kësaj aventure. Unë jam për bashkim të faktorit politik shqiptar, për t’u bërë të qarta, dhe ja shfrytëzoj rastin t’u bëjë apel, për t’i bërë të qarta në letër pesë gjëra që duhet ne t’i realizojmë dhe për t’i dhënë fund dhe ta ndërpresim këtë mësymjen që faktori politik maqedonas në qeveri dhe jo vetëm, iu bëjnë të drejtave të shqiptarëve dhe qenies shqiptare këtu në RMV,” tha Sela.