Sektori për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standardet Profesionale pranë MPB-së ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup kundër V.V. – punonjës në pension, dhe në kohën e kryerjes së veprës penale në vendin e punës si “zëvendësdrejtor” në Sektorin për Punë të Përbashkëta dhe Menaxhim me Burimet Njerëzore në Byronë për Siguri Publike pranë MPB-së dhe kundër V.N. – punonjës në pension, dhe në kohën e kryerjes së veprës penale në vendin e punës si “shef” i Sektorit për Çështje Ligjore dhe Mbrojtje të të Dhënave Personale në Sektorin për Punë të Përbashkëta dhe Menaxhim me Burimet Njerëzore në BSP pranë MPB-së, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
E para e raportuar, si person zyrtar gjatë vitit 2021 dhe 2022, nuk e ka kryer detyrën e saj zyrtare në mënyrë të duhur, duke mos zbatuar vendimet përfundimtare të gjykatës kompetente, me të cilat ishte vendosur për ndërprerjen e kontratave të punës së dy të punësuarve dhe kishte lejuar që ata të vazhdojnë të punojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme. E raportuara nuk kishte vepruar sipas kompetencave të saj, duke mos shpërndarë postën e pranuar, në këtë rast vendimet gjyqësore, tek Sektori për Menaxhimin me Burimet Njerëzore dhe Trajnime në kuadër të Sektorit për Punë të Përbashkëta dhe Menaxhim me Burimet Njerëzore dhe nuk kishte dhënë udhëzime që të veprohet sipas vendimeve, domethënë që të ndërpriteshin kontratat e punës së punëtorëve, edhe pse në ditët kritike kur vendimet kishin arritur në Departamentin që ajo drejtonte, ajo ishte në punë dhe nuk kishte dhënë autorizim për ndonjë punonjës tjetër që të shpërndajë postën. Vendimet ishin regjistruar në Sektorin për Çështje Ligjore dhe Mbrojtje të të Dhënave Personale, i cili nuk kishte kompetenca për të vepruar sipas tyre.
E dyta e raportuar, si person zyrtar i autorizuar, kur vendimet përkatëse kishin arritur në sektorin që ajo drejtonte, nuk i kishte lexuar me vëmendje dhe i kishte dorëzuar për t’u regjistruar në Protokollin e Sektorit për Çështje Ligjore dhe Mbrojtje të të Dhënave Personale, pa reaguar në mënyrë të duhur dhe pa i kthyer vendimet tek e para e raportuar, me qëllim që ato të dërgoheshin tek Sektori kompetent për Menaxhim me Burimet Njerëzore dhe Trajnime për veprim të mëtejshëm. Me këtë veprim, të raportuarat i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm pasuror buxhetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në emër të pagave të paguara dhe kontributeve nga marrëdhënia e punës për punonjësit të cilëve, sipas vendimeve gjyqësore, duhej t’u ndërpritej marrëdhënia e punës në MPB, në shumën prej 3.314.870 denarë.