Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar në
Astana 2025, që mbahet më 29 dhe 30 maj në kryeqytetin e Kazakistanit. Ministri Durmishi iu
drejtua sesionit tematik “Pronësia Intelektuale në epokën e inteligjencës artificiale dhe industrive
kreative: Sfidat dhe mundësitë”.
Në fjalën e tij, Ministri Durmishi prezantoi strategjinë kombëtare të Maqedonisë së Veriut për
zhvillimin dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale si komponentë kyçe për ekonominë e bazuar në
inovacione, me fokus të veçantë në startapet dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
“Për ne, prona intelektuale nuk është vetëm mbrojtje juridike – ky është resurs real ekonomik”,
theksoi ministri Durmishi.
Ai i prezantoi iniciativat rrjedhëse, të tilla si përkthimi i udhëzuesve të OBPI (WIPO) për
startapet, mbështetja përmes Fondit për inovacione dhe zhvillimin teknologjik, forcimi i sigurisë
kibernetike dhe harmonizimi i rregullativacve me standardet e Bashkimit Evropian. Në fokusin e
fjalimit të tij ishin edhe investimet në infrastrukturën për inovacione – duke përfshirë dy Qendra
të rezultateve të jashtëzakonshme, Parkun teknologjik, si dhe iniciativat për transformimin
digjital të ndërmarrjeve të vogla përmes Qendrës Evropiane të Inovacionit Digjital
Pjesëmarrja në këtë forum është konfirmim i angazhimit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës
për të pozicionuar Maqedoninë e Veriut si vend i hapur ndaj inovacioneve, investimeve të
mençura dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.