Një tjetër fitore e thellë si mysafir e gjeneratës U 14 të Shkëndijës në Shkup kundër Draçeva Junior shkruan Tetovasot.
Të përzgjedhurit e Ismail Ismailit kanë shënuar plot pesë gola duke përmbyllur një kampionat të shkëlqyer .
Skuadra Kuq e Zi e përbërë nga talentë të shumtë sipas trenerit Ismaili ka bërë një ndeshje të bukur ndonëse në një terren të vështirë .
Ata kanë dominuar gjithë ndeshjen mes shumë rasteve tjera që kanë mundur të thellojnë më shumë rezultatin siç bënë javën e kaluar me Aerodrom duke shënuar 11 gola si mysafir dhe duke mundur dy ndeshjet Rabotniçkin këtë kampionat .Vetëm në katër ndeshjet e fundit ka shënuar plot 24 gola duke treguar lojën ofansive.
Ky është viti i parë në këtë format ndërsa skuadra ka treguar shumë kualitet duke dominuar çdo ndeshje në kampionat.TS