23 raste të Revizionit para Prokurorisë! Revizori Shtetëror: Dy të tretat e spitaleve janë jofunksionale

23 raporte të revizionit nga viti i kaluar ku janë evidentuar shpenzime joligjore të parave të qytetarëve i janë dërguar prokurorisë. Këtë e zbuloi revizori shtetëror Maksim Acevski në emisionin Biznes21 për raportin i cili së shpejti duhet të publikohet.
“Fatkeqësisht ka gjendje që janë alarmante, siç është raporti i revizionit i Agjencisë për menaxhim të pronës së konfiskuar ku detektuam diku rreth 445 milionë mjete të papaguara në buxhetin shtetëror për disa vjet ose diku rreth 7 milionë dhe 212 mijë euro”, tha Maksim Acevski, Revizor Kryesor Shtetëror.
Tha se institucionet më së shpeshti nuk duan të veprojnë sipas rekomandimeve të revizorëve. Revizionet kanë treguar se qytetarët nuk marrin shërbime dhe cilësi për të cilat paguajnë miliarda euro në vit. Kemi gjendje katastrofale në shëndetësi, atje gjithçka është alarmante, shton Acevski. Dy të treta të institucioneve publike shtetërore janë jofunksionale dhe të paqëndrueshme.
“Kemi pajisje të blerë e cila me vite të tëra është me ambalazh. Gjendja e këtillë është për t’u ardhur keq. Të blini pajisje dhe të mos bëni vlerësim nëse keni hapësira, nëse keni resurse njerëzore. Nëse resurset njerëzore janë të edukuar për ta përdorur këtë pajisje, etj.. Paramendoni të blini avion dhe të mos keni pilot”, theksoi Maksim Acevski, Revizor Kryesor Shtetëror.
I pyetur nëse kryetarja e Komisionit antikorrupsion Tatjana Dimitrovska duhet të japë dorëheqje, për shkak se është e dyshuar në lëndën Aditiv, Acevski tha:
“Besoj fortë në prezumimin e pafajësisë. Derisa gjykata nuk e dëshmon të kundërtën, unë besoj se ajo është e pafajshme”, deklaroi Maksim Acevski, Revizor Kryesor Shtetëror .
Acevski tha se ajo ka udhëhequr me ekipin e revizorëve për EMV ku për revizion të dy furnizimeve publike, prokuroria ka dorëzuar aktakuzë. Pyeti, a nuk është dëshmon kjo profesionalizmin e saj?