Më 01.05.2025, në ora 15.54, mbi f.Kërstoar në komunën e Manastirit automjeti i pasagjerëve „pezho” me targa regjistrimi të Manastirit, i drejtuar nga А.V.(25) nga Manastiri, ka goditur automjetin e parkuar „shevrolet“, pronë e MPB-së. Pas masave të ndërmarra, është vërtetuar se А.V. nuk posedon patentë shoferi, ndërsa automjeti është me vlefshmëri të kaluar regjistrimi më tepër se gjashtë muaj. Nga ana e nëpunësve policorë të SPB Manastir automjeti është sekuestruar, ndërsa kundër А.V. do të parashtrohen parashtresa përkatëse.