Më datë 29.05.2025 në orën 13:20, B.S. (29) nga Shkupi
ka raportuar se ndërsa po drejtonte automjetin e tij të pasagjerëve
në rrugën ,,Boris Kidriç" në Tetovë, për shkak të një keqkuptimi në
trafik, është sulmuar fizikisht nga një person që ishte me një
automjet pasagjerësh ,,Porsche" me targa të Tetovës. Po merren
masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS