MPB njofton se më datë 20.05.2025, në orën 10:40 efektivët e policisë së NJP Jegunovcë, kanë privuar nga liria personin S.A.(48) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar në bazë të një raporti të mëparshëm se ai e ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij, duke përdorur një objekt prej druri. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, do ti përgatitet parashtresë përkatëse.