500-1500 euro një armë/ Zbulohet skema e grupit kriminal, i fshihnin në motorët e makinave kur hynin në territorin shqiptar

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat dha detaje në lidhje me trafikun e armëve Kosovë-Shqipëri, ku 10 persona ranë në pranga dhe 2 teë tjerë u vunë nën hetim.
Sipas saj, armët të cilat ishin të reja vinin nga Kosova me synon tregun vendas në Shqipëri dhe kushtonin nga 500-1500 euro.
Dy personat kryesorë të grupit ishin Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi, të cilët i siguronin armët .
Policia pasi mori informacion për ta nisi hetimet dhe nga komunikimet e dy shqiptarëve të Kosovës u zbuluan edhe pjesa tjetër e të përfshirëve.
Kur hynin në territorin shqiptar, armët fshiheshin brenda motorëve të makinave.
Top Channel