Universiteti i Tetovës, i përfaqësuar nga Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli, më 8 maj 2025, mori pjesë në
ceremoninë zyrtare të organizuar me rastin e Ditës së Evropës. Ngjarja u mbajt në Shkup, nën patronazhin e
Ambasadorit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, z. Mihalis Rokas.
Pjesëmarrja e UT-së në këtë ceremoni vë në pah angazhimin e vazhdueshëm, për të qenë pjesë aktive e
proceseve evropiane dhe promovimit të vlerave të integrimit, bashkëpunimit dhe përparimit akademik
ndërkombëtar.
Në kuadër të ceremonisë, Rektori i UT-së zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve arsimore dhe
diplomatike, duke theksuar gatishmërinë e Universitetit të Tetovës për thellimin e bashkëpunimit me
partnerë evropianë në fusha të ndryshme të arsimit dhe kërkimit shkencor.
Me këtë rast ai theksoi se universitetet kanë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e procesit të integrimit
evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përmes edukimit cilësor, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe
nxitjes së mendimit kritik.
Pjesëmarrja e Rektorit, Prof. Dr. Jusuf Zejneli në këtë ceremoni, dëshmon përkushtimin e UT-së për të qenë
pjesë aktive e rrugëtimit evropian dhe për të promovuar vlerat e demokracisë, arsimit cilësor dhe
bashkëpunimit ndërkombëtar.