Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga selia blu iu bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje sa më masive në këto zgjedhje që siç tha janë për të ardhmen e kombit.

Berisha shprehu bindjen se verdikti i popullit sot do jetë historik, ndërsa paralajmëroi cilindo që shkel ligjin se do të mbajë përgjegjësi.

I pyetur nëse do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve nëse verdikti i popullit nuk do të jetë historik siç ai pretendo, Berisha tha:

“Sot sovrani jep një verdikt historik, cili është ai që nuk i bindet historisë”.