Liga e Kampionëve kthehet këtë të shtunë, pas disa ditësh/javësh mungëse, dhe me të rikthehet edhe himni më ikonik i futbollit.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet këtë të shtunë, më 31 maj, me fillim nga ora 21:00, në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih.
Kënga epike e UEFA-s që luhet para çdo ndeshjeje të turneut më të çmuar evropian është e dashur si nga lojtarët, ashtu edhe nga tifozët.
Thirrja klasike “Theeeeeee Chaaaammpioooooonsss”, që kumbon në stadiume, është bërë sinonim i përballjeve më të mëdha të klubeve në Evropë.
Megjithëse dëgjohet nga miliona shikues në të gjithë botën, kjo këngë nuk është e disponueshme për blerje apo shkarkim në mënyrë ligjore, që do të thotë se mënyra më e mirë për ta dëgjuar është gjatë ndeshjeve – apo edhe ndonjë ceremonie zyrtare.
Himni i Ligës së Kampionëve nuk ka një titull zyrtar, por është kolona zanore e kompeticionit që prej ribrandimit të tij në vitin 1992.
Kompozitori anglez Tony Britten, i diplomuar në Royal College of Music, u ngarkua me krijimin e këtij kompozimi. Ai u frymëzua shumë nga vepra Zadok the Priest e kompozitorit gjerman Georg Friedrich Händel për këtë pjesë që zgjat rreth tre minuta dhe përfshin dy strofa të shkurtra dhe refrenin.
Në një intervistë për “Croydon Advertiser” në vitin 2013, Britten tha:
“Kisha një agjent për reklama që më kontaktoi për të krijuar diçka himnike, pasi sapo kishte përfunduar Kupa e Botës në Itali ku ‘The Three Tenors’ ishin bërë shumë të famshëm. Muzika klasike ishte shumë në modë në atë kohë.”
“Dhuna në stadiume ishte një problem i madh dhe UEFA donte ta ngrinte imazhin e futbollit në një nivel tjetër. Prandaj krijova një hyrje me harkorë që e mora nga Handel, dhe më pas shkrova melodinë time. Ka ndjesinë e Handel-it, por nuk është kopjim i pastër.”
Himni është interpretuar nga Royal Philharmonic Orchestra dhe Academy of Saint Martin in the Fields Chorus, të dyja me bazë në Londër.
Teksti i këngës është në tre gjuhët zyrtare të UEFA-s: anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Ja tekstet me përkthimin përkatës:
—
Ce sont les meilleures équipes
(Ata janë ekipet më të mira)
Es sind die allerbesten Mannschaften
(Ata janë ekipet më të mira)
The main event
(Ngjarja kryesore)
Die Meister
(Kampionët)
Die Besten
(Më të mirët)
Les grandes équipes
(Ekipet e mëdha)
The champions
(Kampionët)
Une grande réunion
(Një takim i madh)
Eine grosse sportliche Veranstaltung
(Një ngjarje e madhe sportive)
The main event
(Ngjarja kryesore)
Die Meister
(Kampionët)
Die Besten
(Më të mirët)
Les grandes équipes
(Ekipet e mëdha)
The champions
(Kampionët)
Ils sont les meilleurs
(Ata janë më të mirët)
Sie sind die Besten
(Ata janë më të mirët)
These are the champions
(Këta janë kampionët)
Die Meister
(Kampionët)
Die Besten
(Më të mirët)
Les grandes équipes
(Ekipet e mëdha)
The champions
(Kampionët)
—
Një himn që jo vetëm shënon fillimin e çdo përballjeje në Ligën e Kampionëve, por që gjithashtu ngjall emocione të papërshkrueshme për çdo adhurues të futbollit.