Deklarata e fundit e Arben Taravarit se Azir Aliu ka pasur komunikim direkt me Ali Ahmetin pa dijeninë e tij, që nga muaji janar, mund të ketë pasoja shumë më të mëdha se sa një fjali e kreut të ASH-së.

Sipas Taravarit, komunikimi i hershëm midis Azir Aliut dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmetit ka ndodhur në një kohë kur Aleanca për Shqiptarët ende paraqitej si e bashkuar dhe para se të ndodhte ndarja që çoi në dy linja të ndryshme politike, njëra me Taravarin, dhe tjetra me grupin pro-koalicionit me VMRO-DPMNE-në.

A është Azir Aliu “Kalë Troje” i BDI-së?

Deklarata e Taravarit ndez dyshime të forta në opinionin publik nëse Azir Aliu është vërtet i pozicionuar brenda qeverisë së re për të përfaqësuar interesat e ASH-së, apo nëse ai do të funksionojë si një lidhje e heshtur me BDI-në, duke e mbajtur partinë e Ahmetit në lojën politike nga prapaskena.

Në këtë kontekst, lind pyetja thelbësore: A është Hristijan Mickoski i vetëdijshëm për këtë lidhje? Dhe nëse po, a është kjo pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë, apo një gabim strategjik që mund t’i kushtojë stabilitetin e koalicionit të ri?

Nëse qytetarët dhe elektorati shqiptar e perceptojnë Azir Aliun si “dritare” të BDI-së brenda qeverisë së Mickoskit dhe VLEN-it, atëherë legjitimiteti i përfaqësimit shqiptar në këtë kabinet vihet seriozisht në pikëpyetje.

Kjo i jep mundësi BDI-së që të thotë: “Pavarësisht se jemi në opozitë, njerëzit tanë i kemi brenda në qeveri, dhe BDI sërish mund të lëkund themelet e kësaj qeverie antishqiptare”

Nga ana tjetër, ASH-ja e Taravarit mund të argumentojnë se VMRO ka rënë në një grackë të orkestruar politikisht për ta zhbërë BDI-në, një premtim kyç i fushatës së Mickoskit.

A po përgatitet terreni për një “dështim të kontrolluar”?

Mund të jetë e mundshme që kjo të jetë një strategji e BDI-së për ta bërë qeverinë e re të dështojë nga brenda përmes kontradiktave, sabotimeve të heshtura apo konflikteve të interesit.

Ali Ahemti ka ditur gjithmonë dhe ka përdorur gjithnjë figura të tilla brenda koalicioneve dhe qeverive.

Nga ana tjejtër Mickoski me ndryshimin e kabintetit qeveritar dhe mbajtjen e një pjese të ASH-së, gjegjësisht krahun e Arben Fetahut bashkë me Azir Aliun do të jetë në një moment kritik.

Sa do që Mickovski të mundohet të kirjojë një qeveri sa më largë ndikimit të BDi-së, është e pa mundur për shkak të “Kalit të Trojes” pra Azir Aliut, Andaj VMRO-ja duhet të rishikojnë me kujdes jo vetëm marrëdhëniet me një copë ASH-je në qeveri, por edhe me figurat që po përfliten se do të jenë drejtues institucionesh.

Në këtë sfond, Azir Aliu mund të mos jetë thjesht një ministër i Shëndetësisë, por një pikë kyçe që mund të përcaktojë sa jetëgjatë dhe e besueshme do të jetë qeveria e re./TS/