Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas dështimit të seancës së 22-të konstituive, deklaroi se partia të cilën ai e drejton ka ofruar zgjidhje, por sipas tij, VV-ja nuk do.

Abdixhiku tha se LDK-ja nuk ka çantë magjike për krizën politike, por siç u shpreh ai, duhet marrëveshje politike.

“Qëndrimet e LDK-së dihen. I takon VV-së që të bëjë zgjidhje, partitë tjera nuk kanë numra, si duket as partia e parë nuk i ka. Turp, marre çka po ndodh këtu, më shumë se kaq nuk mund të bëjë LDK-ja, nuk ka çantë magjike, duhet të bisedojmë, të flasim për zgjidhjen eventuale. Duhet marrëveshje politike, e vërteta është e thjesht, i ke 48 deputetë dhe nuk je në gjendje të ulesh me dike për zgjidhje dhe thua që nuk është urgjencë, LDK nuk mund të bëjë magji”, tha tutje kreu i kësaj partie, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Abdixhiku tha se me Fatmir Limajn shihet shpesh, por në takimet, ka muhabete miqësore, jo për parlament.

“Do të flasim për çështje të bashkëpunimit, po afrohen zgjedhjet lokale. Nuk mund të bëjmë zgjidhje në një parlament kur partia e parë nuk do të bëjë zgjidhje, insiston vazhdimisht të krijojë ambiente të tilla cirku”, u shpreh kryetari i LDK-së