Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, përmes një statusi në rrjete sociale ka akuzuar edhe njëherë koalicionin VLEN se ka vullnetin e shqiptarëve u bënë pjesë e Qeverisë.

“Para një viti nuk ndodhi ndryshimi, por thjesht një rrotacion politik i dhunshëm pa vullnetin e shqiptarëve. Ata që erdhën, erdhën pa legjitimitet dhe pa përfaqësim real të zërit shqiptar. Dhe sot, pas një viti, rezultati është i qartë:

Ishin pak, ngelën edhe më pak.

Kur mungon legjitimiteti dhe përkrahja e sinqertë nga qytetarët, nuk ka pushtet që mbahet gjatë. Në 2006-2008 zgjati 18 muaj, tash 9 muaj.

Shqiptarët folën qartë, ata duan përfaqësim të denjë, jo numra dekorativë në qeveri”, ka shkruar Ademi.