Edhe pse erdhi me premtime pompoze se, si kryetar komune, do ta zgjidhte përfundimisht problemin e qenve endacakë, realiteti në Tetovë tregon të kundërtën.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, disa herë ka deklaruar publikisht se qentë endacakë do të dërgohen në Londër, por në vend të kësaj, siç ka siguruar portali TS një video ata ende shihen të qetë dhe “të relaksuar” në çdo lagje të qytetit – madje edhe në qendër.

Tetova vazhdon të përballet me praninë e madhe të qenve endacakë, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve çdo ditë. Përkundër situatës së dukshme në terren, Kasami vazhdon të mohojë realitetin, duke pretenduar se “Tetova nuk ka qen endacakë”.

Mashtrime të njëpasnjëshme, premtime boshe dhe asnjë zgjidhje konkrete – kjo është gjendja aktuale në Tetovën që ende pret veprim, jo fjalë.