Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot ka pritur në takim bokserin Benjamin Imeri.
Sot pata kënaqësinë të takohem me boksierin shqiptar Benjamin Imeri (rekord 10-0-0), i cili më 28 qershor, në një arenë ndërkombëtare në Londër, do të ngjitet në ring për ndeshjen e madhe të titullit botëror – WBO World Champion (Junior).
Një përfaqësim i denjë për flamurin tonë dhe krenarinë kombëtare.
I uroj shumë suksese në këtë sfidë të rëndësishme dhe historike!