“Ajvar, llokuma e suxhuk”, Dua Lipa ndan me ndjekësit mëngjesin tradicional shqiptar që e ha në shtëpinë e saj

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një moment të veçantë familjar përmes rrjeteve sociale.
Në një postim në Instagram, ajo ka publikuar një foto të mëngjesit tipik shqiptar, që përfshinte suxhuk, vezë të fërguara, speca dhe petulla të freskëta.
Artistja, e njohur për aktivitetin e saj të rregullt në rrjetet sociale, ka ndarë një pjesë të ditës së saj në shtëpinë e prindërve, duke treguar një atmosferë të ngrohtë dhe të thjeshtë familjare. Në mbishkrimin e postimit të publikuar në InstaStory, ajo shkroi thjesht: “Mëngjes te prindërit e mi”.
Foto: Dua Lipa/InstaStory
Nuk mungoi as përkujdesja e një nëne shqiptare në kuzhinë, që siç ndodh shpesh, përfshin patjetër speca të fërguar, vezë dhe suxhuk – një kombinim që për shumë shqiptarë është sinonim i mëngjesit të shijshëm dhe tradicional.
Ndërkohë, Dua Lipa pritet të kthehet në Kosovë gjatë kësaj vere, pasi do të performojë për herë të tretë në festivalin ndërkombëtar “Sunny Hill”, të cilin e organizon i ati i saj, Dukagjin Lipa.