Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasditen në fshatin Kollarë, në magjistralen Strazhë-Kërçovë, informon TS.
Në aksident janë përfshirë, një veturë VW Arteon me targa të Shkupit, një veturë Mitsubishi ASX, dhe një veturë VW Golf 5 që është përplasur me një veturë Seat Toledo.
Sipas informacioneve të para, fatmirësisht nga aksidenti janë regjistruar vetëm të lënduar dhe dëme materiale.
“Nuk ka me lëndime serioze. 4 janë me lëndime të lehta, për momentin trafiku është duke u normalizuar, ka vetëm dëme materiale. Janë 4 vetura të përfshira”, thonë nga MPB./TS