Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës rreth orës 3:00 në Kroaci, pasi një autobus nga Bosnja dhe Hercegovina është përmbysur në rrugë. Aksidenti ka ndodhur në autostradën mes Krizhit dhe Popovaçës.

Sipas informacioneve të fundit, të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë lënduar. Mediat kroate raportojnë se të lënduarit janë dërguar në spitalet e Sisit, Zagrebit dhe Pakracit.

Qarkullimi në këtë pjesë të rrugës është ndërprerë, ndërsa sipas informacioneve, kolona e automjeteve është rreth 7 kilometra e gjatë.