Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, Tiranë.

Rreth orës 02:30 dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume