Më 23.05.2025 në orën 22:30, në SPB Veles është denoncuar se në rrugën eksprese Prilep-Gradsko, para kyqjes për autostradën Negotinë-Veles, një kamion Renault Master me targa të Kriva Pallankës, i drejtuar nga A.GJ. (42) nga Kriva Pallanka, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një parmakë mbrojtëse. Pas kësaj, M.V. (44) nga fshati Trubarevo, rajoni i Shkupit, i cili po drejtonte një kamion “Man” me targa të Shkupit, duke shmangur kamionin “Renault”, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një gardh metalik. Shoferi i kamionit Renault Master pësoi lëndime të rënda në aksident dhe u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit, ku ndërroi jetë në orën 01:30 më 24.05.2025. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar në Mjekësinë Ligjore për obduksion. Një ekip nga SPB Veles kreu këqyrjen.TS