Më 22.05.2025 rreth orës 20.30 në SPB Kumanovë është denoncuar se në kryqëzimin e rr. “Tode Mendoll” dhe rr “1” në Kumanovë ka ndodhur një aksident komunikacioni ndërmjet një automjeti pasagjerësh “opel” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga G.R. (50) nga Kumanova dhe një motoçiklete me targa të Kumanovës, e drejtuar nga D.A. (18) nga Kumanova. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi motoçiklisti, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm -Kumanovë. Këqyrjen në vendngjarje e kreu ekipi i SPB Kumanovë.