Më 21.05.2025 rreth orës 23.55, në SPB Ohër është denoncuar se në rrugën lokale që kalon nëpër kompleksin turistik Inex në Ohër, automjeti i pasagjerëve ,,mercedes’’ me targa të Strugës, i drejtuar nga H.Gj. (24) nga fshati Lukovë, rrethi i Strugës, kishte dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi vozitësi dhe bashkudhëtarja e tij G.D. (32) nga Ohri, të konstatuara në Spitalin Special “Sh. Erazmo” në Ohër. Është bërë këqyrje e vendit të ngjarjes nga SPB Ohër.TS