Më 07.05.2025 rreth orës 12.40 në SPB Shkup u denoncua se në rrugën lokale f. Haraçinë – f.Orllancë ka ndodhur aksident komunikacioni ndërmjet automjetit të pasagjerëve “mercedes” me targa regjistrimi të Shkupit, të drejtuar nga J.K. (25) nga f.Brest, rrethi i Shkupit dhe automjetit të pasagjerëve ,,citroen” me targa regjistrimi të Shkupit, të drejtuar nga S.A. (42) nga f.Bardovc, rrethi i Shkupit. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi shoferi i automjetit ,,citroen’’ të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”, ndërsa shoferi i automjetit ,,mercedes” pësoi lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Sh. Naum Ohridski”. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kreu ekipi i SPB Shkup.TS