Aksion i policisë në Tetovë, gjenden 453 steka cigare dhe 199 kilogramë duhan pa dokumentacion, arrestohen gjashtë persona

Më 20.05.2024, në periudhën nga ora 12:00 deri në 14:30, në rrugën „Marshal Tito“ afër Tregut të Gjelbër në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë ndërmorën masa dhe aktivitete për të goditur veprimtari të palejuara sipas Ligjit për akcizë dhe Kodit Penal. Gjatë kontrollit, u arrestuan I.I. (59) nga fshati Kamjan, Tetovë, R.I. (66) nga fshati Llërcë, Tetovë, N.M. (59) nga fshati Sellcë, Tetovë, R.S. (46) nga fshati Pallçisht i Epërm, Tetovë, R.A. (37) dhe B.Z. (64), të dy nga Tetova, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale „shpërdorim i pagesës së akcizës“ sipas nenit 279-b të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit te këta persona u gjetën dhe u sekuestruan gjithsej 453 steka cigare të ndryshme dhe 199 kilogramë duhan i ndryshëm. Ata u mbajtën në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u dorëzohen kallëzime të përshtatshme.