ASH është më shumë se një parti – është besë, është qëndresë, është vizion.
Në kohë të vështira, kur shumëkush zgjodhi opurtunizmin, ne zgjodhëm idealin.
Zëri i Ziadin Selës nuk është vetëm zë i një lideri, por jehonë e një kombi që nuk dorëzohet.
Ai nuk njeh kompromis kur është në pyetje dinjiteti dhe ne nuk njohim asnjë rrugë tjetër përveç asaj të
drejtësisë dhe përfaqësimit të ndershëm.
Ne nuk jemi mbledhur për poste, jemi bashkuar për vlera.
Aleanca për Shqiptarët është shtëpia jonë e përbashkët – ndërtuar me sakrifica, mbrojtur me përkushtim
dhe forcuar nga zemrat e pastra që nuk i përkulin kokën padrejtësisë.
ASH është rritje, është edukatë politike, është drejtim me ndershmëri dhe qëllim të pastër.
Një lider duhet të ngrihet përtej interesave personale dhe egoizmit, duke qenë zëri i atyre që nuk
dëgjohen.
Të jesh lider do të thotë të mbash përgjegjësi të madhe, të qëndrosh i palëkundur para sfidave dhe të
punosh me përkushtim për të mirën e përgjithshme.
Lideri i vërtetë shërben si dritë në errësirë, frymëzim për ndryshim dhe forcë për bashkim.
Në krah të Ziadin Selës, ecim me kokën lart dhe zemrën plot.
Sepse ne jemi ata që nuk lëshojnë tokën, nuk humbin shpirtin, nuk tradhtojnë shpresën.
Ne jemi Aleanca – dhe Aleanca është e gjallë në secilin prej nesh.
Në këtë moment historik, çdo shqiptar duhet të vetëdijesohet për rëndësinë e lidershipit të pastër dhe të
përkushtuar.
Vetëm duke përkrahur liderin e vërtetë – që qëndron mbi interesat personale dhe punon për të mirën e
përgjithshme – do të arrijmë ndryshimin e dëshiruar.
Aleanca për Shqiptarët dhe Ziadin Sela janë simbol i këtij lidershipi, dhe ne kemi përgjegjësinë të
qëndrojmë së bashku, të bashkuar në këtë rrugë drejt së ardhmes që e duam.
Dr. Lulzime Qoku