Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në fejsbuk ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama për organizimin e shkëlqyeshëm të Samitit të vendeve evropiane që po mbahet në Tiranë.

“I lumtur për Shqipërinë dhe shqiptarët teksa shoh liderët e të gjitha vendeve të kontinentit të vjetër, si asnjëherë më parë, duke përshkuar bulevardin e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë dhe tubohen nën mburojën e më të madhit ndër ne, Gjergj Kastrioti Skenderbeu.
Të lumtë Edi, Shqipëria tashmë është yll europian!
Uroj punë të mbarë samitit të Komunitetit Politik Europian dhe përgëzoj Shqipërinë për mikpritjen bujare tradicionale dhe organizimin e shkëlqyer.
Ditë të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët ” – ka shkruar Ali Ahmeti.