Zv.kryeministri Arben Fetai i shoqëruar nga bashkëpartiaku i tij, Azir Aliu janë pritur sot në Ambasadën amerikane në Shkup nga zëvendës-shefja e misionit, Nicole Varnes.

“Kafen e mëngjesit e pimë në konakun më të rëndësishëm për shqiptarët në vendin tonë – Ambasadën e SHBA-së – ku na mirëpriti zëvendës-shefja e misionit, Nicole Varnes. Me miken tonë, biseduam për partneritetin tonë të vazhduar në luftën kundër korrupsionit, promovimin e shtetit të së drejtës dhe mbështetjen në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Fetai.