Ish kryetari i Kuvendit të ASH-së, Arben Fetahu sot ka thumbuar Arben Taravarin duke i thënë se valixhet i ka marrë nga Belgjika për të kontribuar në këtë shtet dhe nuk e ka ndërmend me ik nga ky vend siç dëshiron Arben Taravari.

“Unë valixhet i kam marrë nga Belgjika, dhe nuk e kam ndërmend me ik nga këtu” u shpreh Fetahu duke i çuar porosi Arben Taravarit.

Ai sot bashkë me 40 të tjerët u shprehen se do të qëndojnë në VLEN dhe nuk do të ndjekin rrugën e ish liderit të tyre Arben Taravarit i cili sipas tyre do të bashkohet me Ali Ahmetin./TS/