Kryetari i shkarkuar nga Kuvendi i ASH-së, Arben Fetai sot bashkë me 40 të paknaqurit doli nê konferencën e ftuar nga vet ai për media.

Ky dështim i tij dëshmohet me mungesën e mbështetësve fillimisht, e pastaj edhe të hapësirave partiake. Që nga njoftimi i saj, Fetai mediat i ftoi nga e-maili në Ministrinë që e drejton falë Arben Teravarit, pastaj opinionit iu drejtua nga zyrat e Alternativës në Shkup. Kur u pyet nga gazetarët se kë po përfaqëson dhe pse nuk është në zyrat e ASH-së, Fetai në vend të një përgjigje konkrete, tha se që nga themelimi i koalicionit VLEN, konferencat i kanë mbajtur në zyrat e Alternativës në Shkup, gjë për të cilën gënjeu pasi të gjithë subjektet politike të këtij koalicioni kur i janë drejtuar publikut për partitë e tyre, atë e kanë bërë nga zyrat partiake.

I pyetur se ku i ka mbështetësit e shumtë, siç ai pretendonte, në vend të përgjigjes konkrete sërish u mundua të gjejë një arsyetim. Kësaj here tha se zyrat ishin të vogla, prandaj ka më pak njerëz, ndërkohë që në mesin e të pranishmëve vëreheshin fytyra të ndrojtura, pa buzëqeshje.

Pastaj, fjalori i Fetait ngjasonte sot shumë me atë të kryeministrit Hristian Mickoski. Dëshmi për këtë ishte punësimi dhe avancimi i shqiptarëve nga kjo qeveri, të cilën Taravari e braktisi pikërisht për margjinalzim të shqiptarëve.

Fetai për avancimin e shqiptarëve nuk hezitoi ta akuzojë Taravarin. Pra, sipas Fetait faji qenka te Taravari e jo te vetë ai dhe ata pak bashkëpartiak që dolën me të në konferencë.

Megjithatë, ai u tregua i sinqertë se maqedonasit po punësohen dhe avancohen gjatë kësaj periudhe pa ndërprerë.

Fetai i doli në mbrojtje edhe përkthyesit të tij të sotëm, Azir Aliut i cili foli për mandat në maqedonisht.

Kur u pyet Aziri se a ka qenë ai kanali i komunikimit të ASH me BDI, Aziri tha se kanë pasur vazhdimisht komunikim me çdo subjekt politik pa mos e mohuar komikimin me partinë e Ahmetit. Por, Fetai duke dashur ta përmirësoj, u rekomandoi disi me detyrim gazetarëve për korrektësi në pyetje.

Edhe në pyetjen se kur i fton aktivistët a i fton për shkrirje në ASH pasi nuk ka parti politike që ai përfaqëson në qeveri, Fetai sërish në vend të përgjigjes konkrete gjeti arsyetim banal se ato vazhdojnë si ASH të jenë pjesë e koalicionit në Qeveri.

U arsyetua edhe me shkarkimin nga kryetari i Kuvendit në ASH. Edhe pse nuk e pranoi shkarkimin, por nuk arriti ta dëshmojë pse nuk e pranon realitetin. Sipas tij, nuk ka pasur ftesë për thirrjen e Kuvendit, ndërsa mesazhi i Taravarit për ta ftuar atë u publikua në disa media. Pastaj për numrin e kuvendarëve tha se nuk ka qenë aq sa prezentohet, pra 104, por më pak. Se ku e bazon që numri ka qenë më pak, tha se sot nuk mund ta vërtetojë, por do ta bënte ditëve në vijim.