Arben Taravari mbledh sonte në Tetovë kryesinë e partisë për të vulosur vendimin për braktisjen e Qeverisë dhe kalimin në opozitë. “Kur të gjithë vrapojnë për të hyrë në qeveri, ne jemi mësuar të largohemi nga qeveria” paralajmëroi Taravari një natë më parë në Vrapçisht, teksa konfirmoi kandidaturën e Isen Shabanit, i sapokaluar në radhët e Taravarit, me synimin për një mandat të tretë. Para simpatizantëve në Vrapçisht, Taravari tha se nuk mund të pranojë të luajë rolin e kukullës në qeveri duke theksuar se shqiptarët nuk e kanë fituar ndryshimin e premtuar, ndërsa në administratën shtetërore ka një margjinalizim të jashtëzakonshëm.

“Aleanca për Shqiptarët ka vendosë që nesër ose pasnesër në organet partiake të vendosë me dinjitet, kur krejt vrapojnë për të hyrë në qeveri ne jemi mësuar të dalim prej qeverie, të dalim prej qeverie për t’u rikthyer më fuqishëm sidomos në pushtetin lokal, pastaj edhe në pushtetin qendror”, tha Arben Taravari – ASH.