Qeveria argjentinase vendosi sot të pezullojë importin e shpendëve dhe produkteve të ngjashme nga Brazili, pas konfirmimit të rasteve me gripin e shpendëve në një fermë të madhe braziliane.

Sipas burimeve zyrtare, vendimi u mor menjëherë pas njoftimit nga autoritetet braziliane për praninë e virusit. Në reagimin e saj, agjencia kombëtare për sigurinë dhe cilësinë e produkteve agro-ushqimore në Argjentinë, SENASA, theksoi se po merren masa të menjëhershme për të parandaluar hyrjen e produkteve të infektuara në vend.

“Pas konfirmimit nga autoritetet braziliane, SENASA i ka kërkuar sektorit të prodhimit të forcojë masat e biosigurisë në të gjitha objektet”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Autoritetet argjentinase janë zotuar se nuk do të lejojnë importin e shpendëve apo produkteve të tyre nëse ekziston rreziku i përhapjes së sëmundjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume