Sot (30.05.2025) në orën 00.40 në Shkup, në zonën e Bit Pazarit nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria S.S.(28) dhe S.S.(31), të dy nga Shkupi, duke vepruar sipas denoncimit të mëparmë të B.R.(32) nga Shkupi se më 29.05.2025 rreth orës 20.00 në shtëpinë familjare, pas një grindjeje të mëparshme, S.S.(28) është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij. Më pas, rreth orës 00.10, të dy të denoncuarit dhe disa persona të tjerë, kanë hyrë dhunshëm në shtëpi dhe e kanë sulmuar fizikisht atë dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij, me ç’rast kanë përdorur një send të fortë dhe të mprehtë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS