Më 26.05.2025 në orën 21.00 në Shkup, në Çarshinë e Vjetër, nëpunësit policorë të SPB Shkup i ndaluan K.M. (34) dhe H.E. (43), të dy nga Republika e Shqipërisë, për shkak se ishte vërtetuar se kanë qenë me qëndrim të përkohshëm të parregulluar në RMV. Ata u janë dorëzuar nëpunësve policorë të Njësisë për krim ndërkufitar, migrim, të huaj dhe riatdhesim-Shkup për procedim të mëtutjeshëm.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume