Më datë 28.05.2025 në orën 20:50 në rrugën ,,Major Çede
Filipovski" në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB Gostivar e kanë
privuar nga liria personin R.S. (32) nga fshati Padalishtë, i cili
është raportuar nga F.H. (18) nga Gostivari se rreth orës 20:30
para një dyqani veshjesh sportive, ka filluar të grindet verbalisht
dhe ta kërcënojë dhe më pas para një objekti hotelierik ka tentuar
ta sulmojë me thikë. R.S. është ndaluar në stacionin policor për
procedura të mëtejshme, gjatë së cilës i është gjetur dhe
konfiskuar një thikë dhe kundër tij do të ngrihet një kallëzim
përkatës.TS