Më 27.05.2025 në orën 12.00 në rr. “Jordan Mijallkov” në Shkup, nëpunësit policorë të SPB Shkup e privuan nga liria G.G. (46) nga Shkupi. Për të ishin shpallur dy urdhërarreste me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, për dënimin e përgjithshëm me burg prej një vjet, 11 muaj e 20 ditë për vepra të kryera penale lidhur me nenin 297 dhe nenin 235 të Kodit Penal. G.G. do t’i dorëzohet institucionit ndëshkues-korrektues kompetent.