Më datë 29.05.2025 në orën 19:45, efektivët e policisë nga
DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin A.S. (53) nga
Gostivari, duke vepruar sipas raportimit nga bashkëshortja
jashtmartesore e tij 38-vjeçare, se një ditë më parë rreth orës
02:00 në apartamentin e saj ai ishte sjellë në mënyrë agresive
ndaj saj dhe e kishte sulmuar me një mjet metalik, pas së cilës e
kishte sulmuar edhe seksualisht. Ai po mbahet në stacionin
policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet
kallëzim përkatës.TS