Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri tha se nuk është i informuar nëse ka ndryshuar propozimi për kryeparlamentar.

Ai u pyet nga gazetarët, teksa ka hyrë në objektin e Kuvendit para vazhdimit të seancës konstituive, e cila është përpjekja e 23-të për konstituim të legjislaturës së nëntë.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në vazhdimin e seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ky është tentimi i 23-të me radhë.
“Nuk e di [se a është ndryshuar propozimi për kryeparlamentar]… Jo [nuk kam biseduar me Albin Kurtin]”, tha Bahtiri, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

Lexo po ashtuDhTIK: Hiqet bllokada e shkaktuar nga Ligji për Pronën PublikeÇështja e konstituimit të legjislaturës së nëntë ka ngecur te votimi i kryetarit të Kuvendit pasi partia e parë e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje – në koalicion me Guxo dhe Alternativa nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare.