Bajovski: Është kryer matje e rrezatimit radioaktiv në KME Manastir dhe nuk është shumë më i lartë se kufijtë e lejuar

Në KME Manastir është kryer matje radioaktive dhe “nuk është shumë më i lartë” se baza natyrore e rrezatimit, deklaroi sot ushtruesi i detyrës, drejtor i Drejtorisë së sigurisë nga rrezatimi, Zoran Bajovski në shënimin e 20 vjetorit të formimit të trupit të pavarur rregullator kombëtar.
Në pyetjen e gazetarëve nëse Drejtoria ka kompetenca mbi punën e KME Manastir, pasi së fundmi u lëshua hi radioaktiv nga puna e saj, Bajovski tha: “është bërë matje në vitin 2024 dhe tani nga shërbimet teknike është konstatuar se nuk është shumë më i lartë se rrezatimi natyror i lejuar”.
“Maqedonia nuk ka central bërthamor ose karburant bërthamor, por nuk është imune ndaj rrezatimit natyror të krijuar nga vetë natyra. Për KME Manastir, konkretisht nuk është shumë më e lartë se kufijtë e lejuar. Është bërë matje në vitin 2024 dhe tani nga shërbimet teknike është konstatuar se nuk është shumë më i lartë se rrezatimi i lejuar. Mendoj se ka qenë më pak, por mos më mbani për fjale, të mos spekulojmë me numra, nëse doni do t’jua dërgoj në formë të shkruar”, ka thënë Bajovski.
Rrezatimi natyror, thotë ai është ende për momentin, sepse, siç shpjegon, “të gjithë jemi ende të ekspozuar ndaj rrezatimit jonizues që është brenda kufijve normal”.
“Bazën natyrore e kemi edhe këtu jashtë, jemi ende të ekspozuar ndaj rrezatimit jonizues dhe është brenda kufijve normal që nuk është i dëmshëm për organizimin tonë. Të gjithë punëtorët që janë të ekspozuar profesionalisht sipas ligjit në Republikën e Maqedonisë duhet të mbajnë dozimetra personal. Ato dozimetra ngarkohen çdo muaj dhe ne si drejtori i marrim raportet. Kufijtë e lejuar janë 0.9 mikrosievert”, ka thënë Bajovski.