Shefi i shtabit politik të BDI-së dega Tetovë, z. Bajram Rexhepi, së bashku me ekipin e tij, zhvilloi sot një takim të frytshëm me aktivistët dhe strukturat partiake në lagjen Shaip Kamberi.

Në këtë takim, shefi shtabit politik z. Rexhepi theksoi rëndësinë e mobilizimit dhe bashkëpunimit të ngushtë me bazën në terren, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e aktivistëve të kësaj lagjeje për të avancuar misionin dhe objektivat politike të BDI-së në prag të sfidave të ardhshme.

Gjithashtu u diskutua për sfidat, idetë dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen, drejt zhvillimit dhe përfaqësimit dinjitoz të qytetarëve!

Ai gjithashtu dëgjoi nga afër mendimet, propozimet dhe shqetësimet e anëtarëve lokalë, duke siguruar se zëri i çdo strukture do të merret parasysh në vendimmarrjet politike të degës në Tetovë.