Një video amatore shfaq momentin tragjik kur një burrë humb jetën si pasojë e rrëzimit nga balona me ajër të nxehtë që ishte përfshirë nga zjarri.

Tragjedia ndodhi në festivalin e balonave në Zacatecas të Meksikës, ka njoftuar kryebashkiaku Rodrigo Reys Muguerza.

Në video shihet balona me ajër të nxehtë duke qëndruar në ajër, ku zjarri e kishte përfshirë pothuajse plotësisht.

Re e tymit të zi ishte ngritur në qiell, kurse personi shihet i varur në litar.

Muguerza tha se pjesëmarrësi në festival humbi jetën, kurse autoritetet kanë vrapuar në vendin e ngjarjes duke tentuar ta ndihmojnë burrin, por pa ndonjë sukses.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume