Bashkim Bakiu ka marrë rrugën e Arben Fetahut duke ia kthyer shpinën Arben Taravarit. Ai në një status në Facebook bashkë me Arben Fetahun shkruan se mbtet në rrugën e ndryshimit në rrugën e VLEN-it, përcjell TS.
“Duke u konsultuar me miq, edhe i vetëdijshëm për zhvillimet politike, dua të qartesoj se mbetemi në rrugën e nisur për ndryshim që para zgjedhjeve të vitit 2024. Ashtu si e filluam ashtu edhe do të vazhdojmë, për ndryshimin që ka filluar, e që patjetër ka ende për të punuar. Pa ngarkesa personale dhe hatërmbetje rrugetimi politik kërkon qendrueshmeri, vizion dhe angazhim. Ne jemi të bindur në rrugetimin tone, me VLEN për ndryshim” ka shkruar Bakiu