E ai është ish-trajneri i Ajaxit dhe Manchester United, Erk ten Hag.

Kështu së paku njofton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, holandezi pritet që zyrtarisht të hënën ta nënshkruajë marrëveshjen e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2027.

Tashmë, Xabi Alonso, është trajner i Real Madridit.

Spanjolli gjatë dy sezoneve që drejtoi “farmaceutikët”, arriti që për herën e parë t’i shpallë ata kampion të Bundesligës dhe ta fitojë edhe Kupën e Gjermanisë.

Derisa me Bayer Leverkusenin, shkoi edhe në finale të Europa Leagues, ku ishte mposhtur 3:0 nga Atalanta.