Vendet e Bashkimi Evropian i kanë dhënë dritën e gjelbër heqjes së të gjitha sanksioneve ekonomike ndaj Sirisë, me qëllim që ta ndihmojë vendin e dalë nga lufta që të rikuperohet pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad.
Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së kanë arritur një marrëveshje fillestare për këtë lëvizje, që mund të zbulohet zyrtarisht nga takimi i ministrave të Jashtëm në Bruksel, transmeton Telegrafi.
Ky veprim pason njoftimin e Shteteve të Bashkuara gjatë javës së kaluar se do të heqin gjithashtu të gjitha sanksionet ndaj Damaskut.
Diplomatët e BE-së i thanë AFP-së se marrëveshja duhet të parashikojë heqjen e sanksioneve që i shkëputin bankat siriane nga sistemi global dhe ngrijnë asetet e bankës qendrore.
Por diplomatët thanë se blloku kishte ndërmend të vendoste sanksione të reja individuale ndaj atyre që ishin përgjegjës për nxitjen e tensioneve etnike, pas sulmeve vdekjeprurëse që synonin pakicën alevite.
Masat e tjera që synonin regjimin e al-Asadit dhe ndalonin shitjen e armëve ose pajisjeve që mund të përdoren për të shtypur civilët, do të mbeteshin në fuqi.
Lëvizja e fundit nga BE-ja vjen pasi ndërmori një hap të parë në shkurt për pezullimin e disa sanksioneve mbi sektorët kryesorë ekonomikë sirianë.
Zyrtarët thanë se këto masa mund të rivendosen nëse udhëheqësit e rinj të Sirisë shkelin premtimet, për të respektuar të drejtat e pakicave dhe për të ecur drejt demokracisë.