Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një mesazh drejtuar qytetarëve në rrjetet sociale, ku thekson se rikthimi i tij në politikë nuk është motivuar nga ambicie personale, por nga një mision për të shpëtuar vendin nga, siç e quan ai, “e keqja që ka pllakosur Shqipërinë”.

“Kurrë nuk heshta! U ktheva jo si politikan, por si misionar! Për sa kohë të më japë Zoti forcë dhe frymë do luftoj për vendin dhe kombin tim!

Ftoj shqiptarët të ndalim të keqen. Ditën e diel të bashkohemi, të votojmë ndryshimin për të bërë “Shqipërinë Madhështore””, shkruan Berisha.