Kandidati për kryeministër nga radhët e PD-së, Sali Berisha ka mbajtur sot konferencë për media.
Në këtë konferencë, Berisha u bëri thirrje demokratëve që të mbrojnë votën me përkushtimin më të madh, pasi sipas tij, çdo votë kundër regjimit, meriton nderimin dhe vlerësimin më të madh, transmeton Klankosova.tv.
Ndër të tjera, ai shton se mbrojtja e votës, është detyra më e rëndësishme e demokratëve sot.
“Ju bëj thirrje të gjithë strukturave demokratike, komisionerëve, vëzhguesve, kandidatëve, drejtuesve, që të bëjnë gjithçka që të mbrohet çdo votë me përkushtimin më të madh, sepse çdo votë kundër regjimit meriton nderimin më të madh dhe vlerësimin më të madh. Unë sot, ose këtë kisha qëllimin kryesor, të paraqitjes para jush, në mënyrë edhe njëherë, një thirrje për demokratët, opozitarët, të tregojnë përkushtimin dhe serioziteti tonë maksimal, në numërimin dhe vlerësimin e çdo vote të hedhur në kuti, dhe të mos kenë asnjë ndikim nga asgjë. Kjo është detyra më e rëndësishme nga demokratët sot”, tha ish-kryeministri.